Dy delfinë janë filmuar teksa notonin në kanalin e madh të Venecias duke ofruar një pamje jashtëzakonisht të rrallë. Ata u panë pranë shtëpisë doganore ‘Punta della Dogana’, ku kanali i madh takon kanalin Giudecca. Izolimi nga pandemia ka ulur ndotjen e ujit në Venecia dhe banorët kanë deklaruar se uji po bëhet gjithmonë e më i pastër.
“Kjo është shumë e pazakontë. Delfinët ndoshta janë afruar në qytet për shkak të numrit të shumtë të sepjeve që gjenden në këto ujëra”, tha Luca Bizzan, përfaqësuesi i muzeut të historisë natyrore të Venecias. Rojet bregdetare thanë se pamja ishte e jashtëzakonshme , por iu kërkuan njerëzve të mbanin distancë nëse kafshët ktheheshin.
Kanalet venecianët janë më të kthjellëta se kurrë, pasi pandemia ka ndaluar përdorimin e gondolave të famshme dhe anijet, duke bërë që të ulët ndotja.
“Qyteti nuk ka kanalizime, kështu që gjithçka shkon në kanale, duke përfshirë detergjentët dhe produktet kozmetike. Falë karantinës, ne po përjetojmë një mjedis më të pastër”, tha një agjent i pasurive të patundshme.