Kryetari i partisë Demokratike këtë të enjte ndodhet një Laç ku po zhvillon një takim me mbështetësit demokratë.
Nga video shihet se ai është pritur nga shumë mbështetës por nuk kanë munguar dhe ato që kanë protestuar ndaj vizitës së tij. Thirrja e një mbështetësi të ish-kryeministrit Sali Berisha që kërkonte largimin e kryedemokratit Lulzim Basha ka bërë që një grup burrash t’i sulen e ta dhunojnë atë. Siç duket mbështetësit e kreu të Partisë Demokratike, nuk u ka pëlqyer thirrja ‘Basha ik’ e për këtë arsye kanë dhunuar ‘kundërshtarin e tyre’.
“Basha ik”, ka thënë qytetari, i cili është përzënë nga mbështetësit e Bashës.
Mes tyre ka ndërhyrë policia e Laçit, por kjo gjë nuk i ka qetësuar gjakrat mes demokratëve që për lider njohin dy persona të ndryshëm. Ndërkohë vetë Basha po zhvillon një takim me demokratët e Kurbinit në Pallatin e Kulturës.
/Burimi i videos: Dosja/