Bayern Munchen ka marrë barazimin e 3-të radhazi në kampionat. Bavarezët nuk shkuan më shumë se rezultati 2-2 me Stuttgart.
Kampionët e Gjermanisë do e mbyllnin pjesën e parë në avantazh pas golit të Tel, por sapo fillon e dyta vendosen ekuilibrat nga Fuhrich.
Gjithsesi, vendasit rigjejnë sërish epërsinë me Musalian në të 60-tën. Stuttgart do ia dilte të merrte një pikë nga ky takim, pas një penalltie në fund të shndërruar në gol nga Guirassy.
Disfatë edhe për Dortmund, me verdhezinjtë që bien në Red Bull Arena (Leipzig 3-0 Dortmund).