VIDEO/ Bayern Munchen “i tregon dhëmbët” Barcelonës së Lewandowskit, Liverpool takohet me fitoren në Champions League

Bayern Munich ka mposhtur edhe Barcelonën në duelin e dytë në grupet e Champions League. Bavarezët ia dolën me rezultatin 2-0, në një ndeshje me dy tablo.

Barcelona kishte disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, me Pedri, Lewandowski e Raphinha, por nuk ia dolën dot. Polaku i vetëm me Neuer goditi mbi tra.

Bayern pati vetëm një rast me Sabitzer, kurse pjesën e dytë e nisi në mënyrë fantastike, duke shënuar me kokë me anë të Lucas Hernandez. Më pas Sane shënoi edhe golin e dytë, ndërsa Barcelona nuk reagoi dot dhe doli pa pikë.

Ka triumfuar edhe Liverpool, që mposhti në fund skuadrën e Ajax me rezultatin 2-1. The Reds shënuan me Salah golin e parë, por Kudus barazoi. Vetëm në fund Matip i dha fitoren.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *