Nuk kanë qënë të paktat rastet kur portierët kanë qënë të pazotë për të kapur topin. Një gafë e pafalshme ka ndodhur me portierin Klerk, i cili nuk mundi të kapte topin, duke i dhënë mundësi kundërshtarit për të shënuar gol.
Trinidad Tobago ka triumfuar mbrëmë në shtëpi me rezultatin 3-0 ndaj Guajanës, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.
Për fat të keq, ajo që po bën xhiron e rrjetit është goli i tretë i shënuar nga vendasit, ku portierit Klerk i ka ikur topi nga duart dhe sulmuesi Telfer realizon golin e vulosjes së këtij takimi.