Videoja e kryetarit të Partisë Demokratike teksa bën një gjest aspak të hijshëm ka bërë xhiron e rrjetit. Në një nga mitingjet e tij, ku kanë qenë të pranishme gra e vajza, kryedemokrati bën gjestin e sikletshëm, si tek videoja më poshtë:
Për t’u justifikuar, ai ka thënë sot në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, se po fuste kemishën në pantallona.
Ndërsa tha se kryeministri Edi Rama është kthyer në satelitin e tij, Basha shtoi se ai merret edhe me “si e fus unë këmishën në pantallona”.
“Merret me fjalimet e mia, merret me veshjen time, si e fus unë këmishën në pantallona, merret me flokët vetëm që të mos i kthejë përgjigje pyetjes: çfarë ke bërë për shqiptarët”, tha Basha në Open.