VIDEO/ Bëri mirë por gjeti keq! Mbulon me pallto të pastrehun, ai e sulmon dhe i vjedh portofolin

Kamerat e sigurisë të New Yorkut kanë rregjistruar një ngjarje tronditëse, ku një burrë teksa po ecte rrugës pa një të pastrehë të shtrirë në tokë në këto ditë të ftohta dhe pa u menduar dy herë zhveshi pallton dhe mbuloi të pastrehun.

59-vjeçari u përpoq të ndihmonte Xavier Israel, 25 vjeç, i cili ishte shtrirë në një trotuar , rreth orës 8:40 të mëngjesit, sipas burimeve.

Por ky veprim i tij i mirë i kushtoi shtrenjtë! Disa momente pasi viktima mbulon butësisht të pastrehun me xhaketën e tij, Israeli e qëllon në këmbë dhe e shtyn burrin në tokë për ti rrëmbyer më tej portofolin nga xhepi i pantallonave të pasme, sipas pamjeve të siguruara nga New York The Post.

Viktima përpiqet më kot t’i marrë portofolin, por i dyshuari e godet me grusht dhe e hedh përsëri në tokë. 25 vjeçari Xavier Israeli u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më vonë. Dëshmitarët i thanë policisë se ai i kishte futur paratë në pantallona dhe oficerët i gjetën atij afro 1500 dollarë,

Mbi Israeli rwndojnw akuzat e sulmit, grabitjes dhe vjedhjes, thanë burimet. Sulmi i së mërkurës shënoi herën e dytë në më pak se një javë që Israeli dyshohet se sulmoi një person  të mirë. Të shtunën, jashtë një ndërtese ai  akuzohet se goditi një grua 49-vjeçare që donte të jepte ndihmë, thanë burimet.

/Burimi: New York Post/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *