Që në orët e para të mëngjesit (me orën lokale amerikane) shqiptarët demokrat të SHBA-ve janë përgatitur dhe kanë dekoruar automjetet e tyre me flamuj dhe simbole të PD-së, duke parakaluar nëpër rrugët e New Jersey-t, në pritje të nisjes së “Foltores” së Doktor Berishës.
Edhe pse ky i fundit nuk do të ishte i pranishëm në takimin me ta (për shkak të non-grata-s), ai gjithsesi do të shkojë në Amerikë virtualisht nëpërmjet lidhjes me internet dhe mbledhjes në kohë reale me demokratët shqiptaro-amerikanë.
“Përshëndes me mirënjohje demokratet e Long Island, që janë nisur drejt Foltores!”,- shkruan ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në Facebook.
Ai ka publikuar edhe dy video nga Amerika, ku shqiptarët po nisen për të ju bashkuar “Foltores” që do të zhvillohet aty.
/Priza.al/