Grupi i Rithemelimit ka zhvilluar një mbledhje pasditen e sotme në selinë blu në zyrën e re të Sali Berishës, pikërisht aty ku më parë ishte zyra e Lulzim Bashës.
Në pamje shihet qartë se ish-kryeministri Berisha qëndron në krye të tavolinës duke drejtuar mbledhjen, ndërsa të tjerët rrinë anash.
Në mbledhjen e cila nisi në orën 19:00 mësohet se është diskutuar për vendimmarrjet për Kuvendin e 30 Prillit. /Priza.al