Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin, pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit.
Ndryshe nga viti i kaluar ku besimtaret nuk dolën në shesh për këtë ceremoni, sivjet morën pjese masivisht. Por në përfundim të faljes së namazit është regjistruar një incident. Një qytetar ka hyrë mes besmitarëve, dhe në kushte të renduara psikologjike ka tentuar të djegë veten.
Me thirrjet “Nuk ka Zot” ai filloi te kryente aktin e rëndë, por ka qenë ndërhyrja e besimtarëve dhe e policisë më pas që neutralizuan qytetarin. Komuniteti Mysliman tha se nuk është besimtar me mendje të shëndosh, dhe se kjo ngjarje nuk ka lidhje me besimin fetar.
Ndërsa policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” ku një 40-vjeçar me iniciale B. G., ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.