Video/ Biden del nga ‘binarët’, ofendon rëndë gazetarin në konferencë për shtyp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, teksa u pyet nga një gazetar për inflacionin, i ktheu përgjigje e më pas e shau duke iu drejtuar “bir kur***” budalla”.

Reagimi i Bidenit erdhi kur gazetarët po bënin pyetje pas një takimi të Këshillit të Konkurrencës në Shtëpinë e Bardhë, mbi përpjekjet për uljen e çmimeve. Korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë të Fox, Peter Doocy e pyeti Bidenin “A mendoni se inflacioni është një detyrim politik në terma afatmesëm?”

“Është një aset i madh — më shumë inflacion,” iu përgjigj Biden, derisa më pas u dëgjua e shara.

Bëhet e ditur se Biden e kontaktoi në mbrëmje gazetarin për t’i kërkuar falje.

“Brenda një ore nga ai shkëmbim, ai më telefonoi dhe më tha: “Nuk është asgjë personale, mik”, tha gazetari Doocy.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *