Një moment i cili mund të kishte shënuar viktima është regjistruar nga kamerat e sigurisë në afërsi të një kafiteri në Podgoricë të Malit të Zi.
Kamera ka kapur momentin kur fasada e një ndërtese bie dhe për pak centimetra nuk përfundon mbi kokën e dy fëmijëve që po luanin pranë fasadës.
Siç shihet nga pamjet ishin pikërisht shkallët ato që shpëtuan fëmijët, pasi duket se hezituan të ngjiten deri në fund, e në një moment në prezencë të prindërve dhe familjarëve bie me shpejtësi fasada, transmeton Telegrafi.
Mjaftuan vetëm pak centimetra të lëviznin para, që dy fëmijët ta pësonin keq e ndoshta edhe me jetë. Mediat malazeze deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë detaj lidhur me këtë ngjarje.
Por një gjë është e sigurt, që dy fëmijët që i shpëtuan më të keqes, lirisht mund të quhen njerëzit më me fat. Për më shumë shikoni videon e publikuar më poshtë.
Podgorica. This little girl’s guardian angel did his job well yesterday. Poor facade work is a common problem in Montenegro. pic.twitter.com/jF1wCERr4s
— Ljubomir Filipović (@ljubofil) April 26, 2022