Video/ Bjondja seksi del fshehurazi nga furgoni postës, punonjësi i Amazon e pëson keq!

Një shofer i AMAZON u pushua nga puna pasi një video e çuditshme që tregonte një grua duke dalë nga dera e pasme e furgonit të tij, u bë virale në mediat sociale.

Videoja, e filmuar në korrik të vitit 2019 në një lagje rezidenciale në Florida, tregon shoferin duke e shtyrë ngadalë derën, ndërsa monitoron zonën para se gruaja seksi të dalë.

Papritur, një grua bionde e veshur me një fustan të zi del fshehurazi nga dera dhe ecën rrugës sikur nuk ka ndodhur asgjë. Video u postua në TikTok një javë më parë dhe që atëherë ka marrë mbi 11.2 milionë shikime. Komentuesit e shfrenuan fantazinë me komente.

“Pakoja do të dorëzohet për 9 muaj. Faleminderit”, – ka shkruar njëri.

“Ai thjesht po i tregonte “pakon” e tij”, – thumbon një tjetër.

“Ky është shërbimi i ri i Amazon nga dera e pasme!” – bën shaka një i tretë.

Edhe pse as shoferi dhe as gruaja nuk janë identifikuar publikisht, zëdhënësja e Amazon, Maria Boschetti zbuloi për Fox News se ai ishte pushuar nga puna.

“Kjo nuk pasqyron standardet e larta që ne kemi për partnerët tanë që shërbejnë në dorëzim dhe drejtuesit e tyre. Lejimi i pasagjerëve të paautorizuar të hyjnë në automjetet e dërgesës është një shkelje e politikës së Amazon dhe shoferi nuk po u dërgon më paketa klientëve të Amazon” – tha ajo.

/Burimi: FoxNews/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *