Moderatorja shumë e komentuar, Bora Zemani ka realizuar së fundmi trendin viral të TikTok-ut me djalin e saj. Moderatorja shfaqet duke kërcyer dhe Arbori duke e filmuar por në fakt, kamera është kthyer nga ana e tij. Qëllimi i këtij trendi është reagimi që bëjnë fëmijët kur regjistrojnë prindërit.
Arbori shihet duke buzëqeshur teksa mendon se po regjistron të ëmën. “Të duaaaa #arbordashuria”,- ka shkruar moderatorja krahas videos që shoqërohet me këngën e famshme të Taylor Swift, Love Story.
@borazemani
Te duaaaaaa 😍😍😍 #arbordashuria