Një grua që praktikon artet marciale, ka kapur për fyti një burrë në një autobus në Brazil, pasi ai kishte tentuar që ta ngacmojë seksualisht.
Gruaja kishte qenë duke u kthyer nga palestra në shtëpi më 20 tetor, në qytetin e Belemit, kur dyshohet se ishte ngacmuar.
Pamjet video të regjistruara nga një pasagjer tjetër në autobus treguan viktimën e supozuar, e cila praktikon Muay Thai dhe capoeira, duke e vendosur e kapur burrin me krah nga fyti.
Ajo fillimisht e kap për fyti dhe më pas nga presioni i madh i shtrëngimit, ai filloi të humb forcën dhe të ulet në dyshemenë e autobusit.
Në anën tjetër, policia ka bërë të ditur se ai kishte tentuar ta shfrytëzojë rastin kur në autobusë kishte shumë pasagjerë, dhe ta sulmojë seksualisht gruan. Madje kishte tentuar t’ia vesh pantallonat.
Mediat lokale raportojnë se gruaja fillimisht e kishte goditur në hundë, dhe më pas e kishte kapur për fyti. Më pas nga shoferi kishte kërkuar që të ndalet në stacionin më të afërt të policisë për ta raportuar rastin.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/