Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar ditën e sotme në Tiranë. Në redaksinë e “Priza.al” ka mbërrituar videoja e një burri i cili dhunon gruan e tij në mes të lokalit. Ngjarja është regjistruar në një lokal afër terminalit ndërqytetas në Qytet Studenti. Videoja ka mbërritur nga një qytetare në numrin +355 68 404 00 65. Nga informacionet e para mësohet se gruaja e ka tradhëtuar të moshuarin dhe ai i ka kërkuar llogari për këtë ngjarje. Nuk është zbuluar identiteti i protagonistëve, por fytyrat e tyre duken mjaft qartë. Nga video dëgjohet qe i moshuari e ofendon me shumë fjalë të pista dhe e kap prej flokësh gruan.
Çfarë po ndodh me shoqërinë shqiptare? Edhe sa ngjarje të tilla apo vrasje duhen të ndodhin për tu ndërgjegjësuar? “Priza.al” i bën thirrje autoriteteve përkatëse, të marrin masat e duhura për të shmangur dhunën ndaj grave dhe për të mos pasur një fund tragjik siç ka ndodhur kohët e fundit në Shqipëri.
/Priza.al/