Video/ Çështja e çamëve për pronat, Greqia kërcënon Tiranën: Do përballeni me pasoja që…

Vizita e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Tiranë dhe takimi me homologen e tij, Olta Xhaçka vërtetoi edhe njëherë se sa larg janë dy vendet në lidhje me qëndrimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së pronave të komunitetit çam.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryediplomatja shqiptare shfrytëzoi 40 sekondat e fundit të fjalës së saj për të përmendur abrogimin e ligjit të luftës dhe zgjidhjen e çështjes së pronave të çamëve në Greqi.

“Ne besojmë dhe shpresojmë që konstruktiviti dhe vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështirë sa ajo e hapësirave detaje mund të shërbejnë edhe si një shëmbull i qasjes konstruktive në të cilat vendet tona mike mund të fillojnë diskutime edhe për çështje të tjera sado të vështira që kemi trashëguar nga historia dhe nga periudha tragjike e luftës së Dytë Botërore siç ëhstë nevoja për të abroguar ligjin e luftës apo çështjet e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam”, tha Xhaçka.

Në lidhje me këtë të fundit ministri i jashtëm grek, Dendias kishte qëndrim të prerë duke folur në lidhje  për një çështje që nuk ekziston.

Madje Dendias kërcënoi duke thënë se nëse vijohet më tej, mund të ketë pasoja, duke përmendur rrugën europiane të Shqipërisë.

“Dua të jem i çiltër me ju, kjo do të thotë që ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike, çështje që kanë të bëjnë me palën greke. Nuk mendoj se janë gjërat ashtu fiks siç paramendohen. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do na çojë në pasojat e niveleve të shumëfishta ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Europë”, tha ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *