Gjatë protestës së sotme para kryesministrisë për rritjen e çmimeve ka ndodhur një incident i cili nuk pritej.
Nënë Liza i cila u kthye në simbol të “5 Majit” është përzënë nga protesta e sotme.
Teksa po fliste për mediat një zonjë e cila i thotë se nuk kanë dalë për shtëpinë e saj, por për rritjen e çmimeve e largon nga protesta.
“Ç’është kjo, për ça kemi ardhur, për shtëpinë tënde apo për kauzën e tanishme. Prej teje thonë se është protestë politike, a ka mundësi të ikësh? Ik, ik”, tha ajo. /Priza.al