Qindra njerëz kanë dalë lakuriq në Detin e Vdekur në Izrael, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në zonë.
BBC njofton se spektakli me njerëzit e zhveshur ishte pjesë e një projekti nga artisti fotograf, Spencer Tunick, i cili ka bërë foto të ngjashme në të gjithë botën, për të nxjerrë në pah ndryshimet mjedisore.
Synimi i artistit është të ndërgjegjësojë botën për ndryshimet klimatike që i kanë ndodhur planetit tonë. Në setin fotografik morën pjesë 200 persona.
/Burimi: BBC/Përshtati: Priza.al/