Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Shtëpisë së Bardhë në Washingon. Policia njofton se një person i paidentifikuar ka qëlluar 20 herë dhe ka plagosur dy persona që besohet se ishin ‘shënjestra’ për autorin.
Ngjarja ndodhi jashtë një restoranti në një zonë të Washington DC, rreth 1.5 km nga Shtëpia e Bardhë. Sipas dëshmitarëve, personi i armatosur u largua me makinë pasi qëlloi drejt një restoranti meksikan në zonën e Logan Circle.
The suspects and vehicle, described as an older black sedan, were captured by a nearby camera and can be seen in video here. pic.twitter.com/n8P2gR5ps9
— DC Police Department (@DCPoliceDept) July 23, 2021
Personat e qëlluar ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekimin në spital. Autori ende nuk është arrestuar nga policia ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.
/Priza.al/