Ka mënyra e mënyra për të festuar martesën, ama një çift në Dublin kanë preferuar diçka pak më të ‘çmendur’. Nusja dhe dhëndri u hodhën në det të veshur me kostumet e tyre të dasmës.
Sipas DailyMail, Anita McCarthy, artiste nga Dublini dhe bashkëshorti i saj, Dom, u hodhën nga skaji shkëmbor tek zona për not vetëm 1 ditë pas martesës së tyre.
Bride and groom take a leap of faith on their wedding day! pic.twitter.com/bm2hssGkI6
— The Sun (@TheSun) September 8, 2021
Vendasit dhe personat që ishin rreth e rrotull mbetën të habitur nga veprimi i të sapomartuarve.
Kjo aventurë nuk ka kaluar pa u filmuar, madje videon e ka postuar vetë nusja në rrjete sociale.
/Priza.al/