Dëshpërimi e detyron njeriun të bëjë lloj-lloj çmendurish dhe marrëzirash, por në çmenduri e sipër ka edhe momente tragjikomike.
Afganët kanë provuar çdo metodë për t’u larguar nga vendi i tyre që tashmë është pushtuar nga talebatë. Në rrjete sociale është duke qarkulluar një video ku shfaqet një i ri (teveqel), duke filmuar veten dhe afganë të tjerë.
Ata kishin hipur në pjesën e rrotave të avionit dhe mbaheshin me forcë në strukturat e hekurta. Video shfaq momentet kur avioni nis të fitojë shpejtësinë dhe ngjitet për në qiell.
Në aeroportin e Kabulit po bëhet kalimi i talebanëve drejt vendeve të tjera. Aty janë regjistruar dhe viktima, 2 prej të cilëve, ranë nga avioni që ndodhej në ajër dhe humbën jetë në vend.
/Priza.al/