Erigers Mihasi dhe Armando Dumani mbetën të vdekur më 13 nëntor në zonën e “Astirit” në Tiranë , si pasojë e një atentati me armë zjarri. Ata ishin duke lëvizur në Unazën e re, në afërsi të vendit të quajtur “dy rrathët” në Astir, kur pranë tyre kaloi një tjetër makinë dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi.
Dy të rinjtë mbetën të vdekur në vend, ndërsa për autorët nuk ka ende informacion. Mjeti i tyre, një “Toyota” e vjedhur u gjet pas një ore në Thumanë, e djegur dhe me dy kallashnikov në të, me numra serialë të fshirë.
Emisioni “Në Shënjestër” ka sjell mbrëmjen e sotme pamjet ekskluzive të atentatit. Pamjet e publikuar nga gazetarja Klodiana Lala në emisionn e saj “Në shënjestër” tregon momentin kur makina me ngjyrë të bardhë e llojit “Audi” me targa ‘AA 008 EM’ afrohet pranë semaforit. Ngjitur me të pozicionohet mjeti i atentatorëve që janë ende të lirë. Nga “Toyota” e zezë nis breshëria e kallshnikovit ndërkohë që ngjitur me ta është edhe autobusi i linjës së “Tiranës së Re”. Pikërisht në momentin që udhëtarët zbresin nga urbani përballen me breshërinë e plumbave e nisin të vrapojnë të tmerruar.
I ftuar në studio, gazetari Eni Ferhati është shprehur se pista kryesore e policisë është pjesëmarrja në një grup të strukturuar kriminal që operon në kryeqytet. Ferhati hedh dyshime se duke qenë se Erigers Mihasi kishte vetëm një ditë që ishte kthyer në Shqipëri, mund të kenë qenë zyrtarë të policisë që mund të kenë dhënë informacion.
“Është shqetësuese të bëhet një atentat i tillë në atë lloj forme. Precizoni nga ana e autorit na bën të kuptojmë se kemi të bëjmë me një qitës profesional. Autori ka qenë i vendosur në sendiljen e pasme të automjetit. Bizneset janë të detyruara të mbajnë kamera sigurie.Janë 150 kamera që vijojnë të shikohen nga agjentët. Është siguruar pothuajse i gjithë itinerari i autorëve. Pista kryesore e hetimit është përfshirja e tij në ngjarje kriminale dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Vajza e pranishme me Mihasin nuk është e përfshirë në ngjarje. Ai kishte 1 ditë që ishte kthyer nga Franca ku qëndronte atje prej kohësh. Mos kemi të bëjmë me nje dekonspirim që kur Mihasi ka shkelur në Shqipëri? Mos ka edhe zyrtarë të policisë që kanë dhënë informacion? Ka shumë pikëpyetje. Ka një kamera në “Rrethrrotullimin Shqiponja” dhe rezulton se kamera ka një cilësie të dobët në një aks aq të rëndësishëm. Autorët e kanë zgjedhur atë vend qëllimisht pasi rruga që vinte më pas nuk kishte trafik”– tha ai.
Pamja e publikuar nga gazetarja Klodiana Lala në emisionn e saj “Në shënjestër” tregon momentin kur makina me ngjyrë të bardhë e llojit “Audi” me targa ‘AA 008 EM’ afrohet pranë semaforit. Ngjitur me të pozicionohet mjeti i atentatorëve që janë ende të lirë.
Nga “Toyota” e zezë nis breshëria e kallshnikovit ndërkohë që ngjitur me ta është edhe autobusi i linjës së “Tiranës së Re”. Pikërisht në momentin që udhëtarët zbresin nga urbani përballen me breshërinë e plumbave e nisin të vrapojnë të tmerruar.
Armët e makina janë në duart e ekspertëve me shpresën se mos autorët kanë lënë gjurmë përmes të cilave mund të identifikohen, por edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga atentati, nuk ka ende asnjë të arrestuar. Pistat janë fokusuar në të shkuarën e Mihasit, i cili ka qenë edhe shënjestra e atentatorëve.
/Burimi: News24/