Video/ Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë, mediat greke publikojnë pamjet e rënda

Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme videon e ekzekutimit të shqiptarit Aris Papas, ose Aristidh Papa, i cili u vra me të paktën 8 plumba teksa qëndronte i ulur brenda një lokali në lagjen Sepolia në Athinë. Siç shihet nga pamjet filmike të publikuar, Papas, po konsumon diçka në bar, kur mbrapa tij afrohet një person i cili qëllon me pistoletë disa herë shqiptarin, nga një distancë fare e afërt.

Si pasojë, 32-vjeçari rrëzohet në tokë, ndërsa me vështirësi arrin të futet në ambientet e brendshme të lokalit. Fatkeqësisht, disa sekonda më pas, Aris Papas nuk reagon më dhe duket që ka ndërruar jetë në vend. Nga krahu tjetër, klientët e punonjësit e lokalit shihen teksa largohen me shpejtësi. Për sa i përket kësaj vrasje në qendër të Athinës, ende nuk janë zbuluar autorët.

Kujtojmë se Aris Papas cilësohej si një nga anëtarët më të njohur të mafies shqiptare, ndërsa pista ku po hetohet është përplasja për larje hesapesh. Mediat e Athinës raportojnë se Aristidh Papa, ose Aris Papas, është një emër i njohur për autoritetet greke. Ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës, si dhe i dënuar për vrasje në tentativë, vjedhje e grabitje. Ai u kishte shpëtuar tre atentateve. Më 26 maj 2019 ai u sulmua në stacionin e Lariss-ës dhe u plagos rëndë nga plumbat. Një tjetër pritë daton më 26 shkurt të këtij viti, sërish pranë stacionit Larissa, të cilit Papas i shpëtojë pasi u plagos vetëm në këmbë, ndërsa dy autorët arritën që të largoheshin me një taksi duke humbur gjurmët.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *