Video/ Dalin pamjet nga operacioni në Vlorë ku u arrestua Spartak Dyrmishit

Spartak Dyrmishi është arrestuar ditën e djeshme në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia greke.

45-vjeçari akuzohet se ka përdhunuar një 34-vjeçare në Athinë, ku pas aktit është larguar nga shteti helen duke u fshehur prej më shumë se 3 ditësh në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë i mundur pas bashkëpunimit të policisë greke dhe asaj shqiptare, ku këto të fundit kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin gjatë natës.

Raportohet se Dyrmishi kishte probleme të theksuara me alkoolin, gjë e cila është përmendur edhe nga viktima e tij e cila deklaroi se gjatë aktit të rëndë ai vinte era alkool.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *