Qyteti i Dibrës dhe fshatrat rreth saj janë zgjuar sot të mbuluara nga dëbora. Megjithëse moti është i ftohtë, me temperaturat që janë nën zero, pamja që të ofron ky qytet sa herë bie dëborë është e mrekullueshme. Dëbora ka mbuluar çdo cep të qytetit, ndërsa në zonat e thella trashësia varion deri në 25 centimetër.
Situata rrugore sa u përket rrugëve nacionale Peshkopi- Tiranë vijon pa probleme. Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi duhet të bëhet me zinxhirë. Aksi Peshkopi-Draj Reç-Kukës me zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd, segmenti nga Ostreni drejt Steblevës kalimi bëhet me zinxhirë.
Mësimi ka nisur normalisht, ndërsa ende nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike.
/Priza.al/