Video/ Dëshpërimisht noton drejt bregut spanjoll. Djali nga Maroku përdor shishe plastike për të mos u mbytur

Një djalë migrant nga Maroku noton dëshpërimisht drejt territorit spanjoll. Pamjet prekëse tregojnë të riun i cili ka lidhur rreth trupit të tij shishe plastike për të qëndruar në det dhe mos të mbytet.

I pikëlluar ai lufton me jetën dhe përpiqet të arrij drejt bregut në Ceuta, nga ku një ushtar spanjoll e thërret.

Më pas i riu mbërrin në breg dhe heq shishet nga beli. Nga frika mos kapet nga ushtria spanjolle tenton të hypi mbi një mur, por pa rezultat.

Kujtojmë se ditët e fundit mbi gjashtë million persona me origjinë nga Maroku, ku shumica prej tyre janë minoren, kanë arritur të kalojnë me not drejt Ceutas, territor spanjoll në Afrikë, në kufi me Marokun. Ky invazion ka detyruar shtetin spanjoll të nxjerri ushtrinë në terren për të vendosur kontrollin dhe qetësinë në vend.

[Burimi “the Independent”/ përshtatur nga “Priza.al”]

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *