VIDEO/ Dështimi i SHBA-ve në Afganistan, analisti i ‘Fox News’ e quan Presidentin Biden ‘relike’ që poshtëroi Amerikën  

Sean Hannity, analisti politik i televizionit amerikan “Fox News”, ka kritikuar ashpër Presidentin Joe Biden për krizën në Afganistan, duke e quajtur atë një ‘relike’ që poshtëroi Shtetet e Bashkuara në skenën botërore.

“Skenari më i keq i mundshëm është luajtur para syve tanë, Biden injoroi këshillat e komandantëve kryesorë ushtarakë, paralajmërimet e inteligjencës nga terreni dhe tani Afganistani ka rënë në duart e ekstremistëve islamikë, talibanëve, në kohë rekord”,- tha Hanitty në emisionin e tij të mëngjesit në “Fox News”.

“U tha se tërheqja do të bëhej për 90 ditë por në fakt u krye për çështje orësh. Luftëtarët talibanë tani janë në kontroll të materialeve luftarake të paguara nga taksapaguesit amerikanë të Joe Biden, si armë, automjete e furnizime të tjera që u braktisën gjatë tërheqjes së nxituar. Nuk u treguan të zgjuar as të hiqnin municionet”.

Situata parashikohet të jetë më e zymtë në të ardhmen, teksa ‘terroristë të Al Qaeda e ISIS u liruan nga burgjet e shumta dhe shpejt do të planifikojnë akte terroriste në SHBA dhe kudo në botë’.

“Flamuri amerikan i ulur në ambasadën tonë ishte përtej poshtërimit, teksa diplomatët nxituan të hipnin në helikopter gjatë evakuimit. Pikërisht gjëja që Biden tha se nuk do të ndodhte”,- tha Hannityu, i cili shtoi se ky ishte pa dyshim ‘një dështim total lidershipi, planifikimi dhe ekzekutimi’, i rënduar më tepër edhe nga fakti që Biden nuk dukej gjëkundi teksa ndodhte gjithçka, ‘përveçse në një foto të çuditshme, i përkulur mbi një tavolinë bosh gjatë një video call’.

“Por më në fund sot doli nga vendi ku ishte fshehur për të lexuar një fjalim të shkurtër që i kishte shkruar stafi i tij, para se t’u kthehej pushimeve, duke fajësuar këdo për katastrofën përveç vetes”.

“Jam i sigurt që është lodhur shumë nga puna e madhe, plot 20 minuta, dhe u kthye shpejt te pushimet për të ngrënë akullore”,- shigjetoi Hannity, duke shtuar se as përkrahësit e tij në media nuk kanë qenë në gjendje ta mbrojnë Presidentin e SHBA pas krizës që shpërtheu në Afganistan.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *