VIDEO/ ‘Detyrë fisnike dhe e nderuar’! Për herë të parë ushtaret femra në Mekë po bëjnë…

Ushtaret femra për herë të parë do të monitorojnë pelegrinët në vendet e lindjes së Islamit, Mekën dhe Medinën.

Ushtarja më e re është Mona, e cila vendosi ti bashkohej grupit ushtarak të grave në Arabinë Saudite ishte frymëzuar nga karriera e të atit të saj të ndjerë.

E veshur me një uniformë ushtarake, me një xhaketë të gjatë, pantallona të lirshme dhe një beretë të zezë mbi një shami që i mbulon flokët, Mona kryen shërbimet në vendin e shenjtë të Mekës.

“Unë jam duke ndjekur hapat e babait tim të ndjerë për të përfunduar udhëtimin e tij, duke qëndruar këtu në xhaminë e Madhe në Mekë, vendi më i shenjtë. Për t’i shërbyer adhuruesve është një detyrë shumë fisnike dhe e nderuar”,- tha Mona.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *