Pamje të rënda vijnë nga Japonia, ku një rrëshkitje toke goditi prefekturën qendrore lindore të Shizuoka, rreth 200 km në jug të Tokios. Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë rezuktojnë të zhdukur.
Nga imazhet e para të transmetuara në media tregohen ndërtesat që merren para nga një lumë baltë dhe banorë që largohen nga qyteti i Atami.
Në një deklaratë guvernatori lokal Heita Kawakatsu tha se dy persona kanë pësuar arrest kardiak, pasi janë mbytur.
“Një lumë me baltë shpartalloi shtëpi dhe njerëz. Ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur personat e zhdukur pasi rrëshqitja e dheut rrëmbeu disa rreshta shtëpish në qytet, të njohura për burimet e tij të nxehta. Toka lëshoi vendin nën reshjet e rrëmbyeshme duke krijuar një lumë baltë që ka zhdukur shtëpitë dhe banorët dhe duke prerë një rrugë nacionale”- tha ai.
Rrëshqitja e tokës u shkaktua nga reshjet e dendura të shiut që prej ditësh po prekin të gjithë rajonin.