Protesta e dhunshme e 8 janarit në selinë blu, kanë hedhur akuza e kundër-akuza mes Berishës dhe Bashës lidhur me kriminelët që shoqëronin secilën palë. Partia Demokratike ka shpërndarë një video nga protesta, ku dallohet një nga militantët e Berishës me thikë në dorë ngjitet te zyra e Lulzim Bashës. PD akuzon se dhuna që përdori Berisha tregoi se ai kishte angazhuar një bandë kriminelësh për të shkaktuar këto trazira.
“Sali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij. Dhe për këtë ai ka angazhuar një bandë prej disa dhjetëra kriminelësh. 8 janari ishte një ditë shumë e hidhur për demokratët”, shkruan Partia Demokratike.
Protesta e 8 janarit precipitoi që në nisje të saj me dhunë, ku militantë të Sali Berishës me vare, lopata dhe çekiçë në duar hapën dyert e blinduara dhe thyen dritaret e gjithçka gjetën brenda.
U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi po rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha i cilësoi ‘dhunuesit’ si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe sulmi ndodhi nga njerëzit e Bashës që ishin brenda selisë blu.
/Priza.al/