VIDEO/ Ditë sherresh në avion… këtë herë përfshihen shqiptarët. Familjarët rrihen me njëri-tjetrin, panik në fluturimin drejt Zvicrës

Shqiptarët kanë një sjellje tipike dhe “origjinale” kudo ku udhëtojnë nëpër botë, por këtë e shprehin sidomos në për avionë, ku në jo pak raste janë bërë subjekte skandalesh.

I tillë ka qenë edhe një rast në avionin e linjës Kosovë-Zvicër, kur pas konfliktit i cili ndodhi gjatë fluturimit drejt Zvicrës, ku u konfliktuan dhëndri me vjehrrin.

Por zënkat vazhduan edhe pas zbritjes nga avioni në parkimin e aeroportit, duke bërë që sherrxhinjve t’u hidheshin prangat nga policia.

Mediat zvicerane raportojnë se të dy burrat u arrestuan, pasi debatet vazhduan edhe në parkingun e aeroportit të Zvicrës. Policia u përpoq të ndërmjetësonte por debatet ishte shumë të nxehta.

Nuk dihet ende arsyeja e konfliktit ndërkohë që policia po merret me rrethanat e ngjarjes për të shmangur incidente të tjera të mundshme.

Shpërthimi i sherrit në bordin e avioni të nisur nga Kosova drejt Zvicrës, frikësoi dhe tronditi edhe pasagjerët në bord.

Protagonistët e grindjes të cilët u rrahën me njëri-tjetrin, tmerruan sidomos gratë dhe fëmijë që ishin në bordin e avionit dhe që nisen të bërtasin. Përplasjet, siç thotë shtypi kosovar, vazhduan edhe pas zbritjes në Basel-Mulhouse. Policia e aeroportit e konfirmoi incidentin për gazetën zvicerane “Blick”.

Dy burra u arrestuan, pasi konfrontimi mes dy familjeve vazhdoi edhe në një parking në vendin e aeroportit. Policia franceze përgjegjëse për zonën u përpoq të ndërmjetësonte. Gratë gjithashtu kishin ndërhyrë në mosmarrëveshje, tha zëdhënësi i policisë.

Policia e kantonit të Bazelit është në dijeni të incidentit, por kjo konsiderohet përgjegjësi e autoriteteve kompetente franceze.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *