Gjatë një bisede në oborr disa nga banorët e ‘Big Brother VIP’ po diskutonin për marrëdhënien e shqiptarëve të Shqipërisë me shqiptarët e Kosovës. Sipas DJ PM apo Pajtimit shqiptarët e Shqipërisë nuk i duan shumë ata të Kosovës.
Pajtimi: Unë e kam ndje vetë, këta të Shqipërisë nuk na duan fortë na.
Donald: Pse e thua këtë? Pajtimi: Unë po flas me ç’kam pa si DJ. Donald: Aaa ti e ke për konkurrencën profesionale?
Pajtimi: Jo vetëm… Antonela: E vërtetë është ata të Kosovës na respektojnë më shumë ne të Shqipërisë.
Ajo gjithashtu tha se se kur shqiptarët e Kosovës vijnë në Shqipëri, shqiptarët gjithmonë ua ndryshojnë çmimet në momentin kur e kuptojnë që janë nga Kosova.
‘Ne shqiptarët gjithmonë ua fusim sa krahu kosovarëve’, u shpreh Antonela.
Ndërsa, DJ Pajtimi (DJ PM), i cili është nga Kosova tha se kudo të shkosh, ka njerëz të ndryshëm, ashtu siç mund të ketë edhe në Kosovë. Po ashtu ai kujtoi tërmetin që kishte ndodhur në Shqipëri para dy vitesh, që shqiptarët e Kosovës ishin organizuar në mënyrë për t’i ndihmuar të prekurit nga tragjedia.
Kujtojmë se Pajtimi dhe Arbëri, DJ PM dhe DJ DAGZ kanë shprehur dashurinë e madhe për Shqipërinë disa herë brenda shtëpisë. Ata madje thanë se do hiqnin dorë nga çmimi i madh për pasaportat shqiptare.
/Priza.al/