VIDEO/ Do i shiste 6 mijë euro secilën, sekuestrohen 2 mina me telekomandë në Durrës, në pranga 30-vjeçari

DURRËS- 2 mina me telekomandë që do shiteshin për 6000 euro, janë sekuestruar në Durrës. Policia e Durrësit në kuadër të operacionit ‘Parandalimi’ në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr.9, ka arrestuar në flagrancë Eluar Thaçin, 30 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan 2 minat me telekomandë të lidhura me aparat celular.

Procesi për idenfikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale vijon në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Kundrejt 30-vjeçarit u ngrit akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për procedura të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *