Afganistani tashmë është shndërruar në një kaos të vërtete pas pushtimit të talebanëve dhe më të prekurat nga kjo ngjarje rezultojnë të jenë gratë, të cilave iu mohohet çdo e drejtë.
Së fundmi gratë në Aganistan kanë dalë duke protestuar nëpër qytete duke kërkuar të drejtat e tyre, por talebanët në mënyrë që të shmangin protestat i kanë mbyllur gratë afgane në bodrumin e një banke.
Videoja e publikuar nga DailyMail është filmuar nga njëra ndër gratë e mbyllura në bodrum që tregon një grumbull me gra të cilat janë të bllokuara në bodrum pas asnjë masë anti-Covid.
Disa dëshmitarë okularë thanë se gratë u mbajtën në Bankën Azizi të Kabulit për t’i parandaluar ato që të bashkoheshin me protestuesit.
Të martën pati një numër protestuesish anti-talebanë në Kabul që kërkonin të drejta për gratë, punën dhe lirinë e lëvizjes. Demonstruesit gjithashtu brohoritën parulla kundër Pakistanit, duke denoncuar ‘ndërhyrjen’ e vendit në punët e brendshme afgane. Pakistani është akuzuar për ofrimin e mbështetjes ajrore për talebanët. Luftëtarët talebanë qëlluan me armë në ajër për të shpërndarë protestuesit dhe raportohet se bënë disa arrestime.
/Priza.al/