Pak ditë pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Arsimit Parauniversitar, Selman Hodaj, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka mbledhur ditën e sotme të gjithë drejtuesit arsimit në vend duke i njoftuar pozicionin vakant.
Kushi i ka kërkuar të panishmëve që të aplikonin për pozicionin e ri në ministri.
Vendin e lënë vakant nga Hodaj, Kushi si duket ka menduar që ta plotësojë përmes një thirrjeje të hapur për të gjithë.
/Priza.al