PS ka rekrutuar edhe mësues e drejtorë të shkollave për t’i shërbyer zgjedhjeve.
Skandali i radhës ka ndodhur në një shkollë në Paskuqan, ku drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”, Lindita Murati, ka mbledhur nxënësit dhe maturantët e gjimnazit “Isa Boletini” në një party dhe bën fushatë për Rakip Sulin. Festa ka qenë e organizuar nga kandidati i Edi Ramës.
Denoncimi ka ardhur nga vetë maturantët.
Në videon që shihni duket drejtoresha e shkollës teksa mban fjalim politik dhe kërkon vota për Rakip Sulin.
E çuditshme është se krahas maturantëve të cilët votojnë këtë vit, drejtoresha e PS ka mbledhur edhe nxënës të klasave të IX, X, XI të cilët nuk kanë të drejtë vote.
Burimi: SYri.net