Paraditen e sotme deputeti socialist Petro Koçi ka ngjitur shkallët e SPAK-ut, pasi prokuroria nisi verifikimet për denoncimet publike të tij. U deklarua se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.
Sipas burimeve zyrtare të SPAK, pas këtyre deklarimeve janë duke u kryer verifikime për tenderët dhe menaxhimin e financave publike të bashkisë, ndërsa sot do të merret dëshmia e Koçit mbi dijeninë dhe informacionet që ka në lidhje me këtë denoncim që bëri.
‘Priza.al’ ka siguar videot tek ai hyn në SPAK.
/Priza.al/