VIDEO/ Duart në kokë dhe në lot, momenti kur djali mëson krimin në familje për shkak të tij

Ngjarja e mesditës së sotme në Fier, ku vjehrri masakroi me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas vari edhe veten tronditi të gjithë opinionin publik.

Së fundmi janë publikuar pamjet kur djali i Xhevahir Hoxhës, njëherazi edhe bashkëjetuesi i Merushes, Fatjoni mëson lajmin dhe afrohet pranë banesës së tij.

Fatjon Hoxha shihet tejet i rënduar emocionalisht duke shpërthyer në lot dhe vënë duart në kokë.

Babai i Fatjonit nuk ka qenë dakord që djali i tij pasi la ish-gruan me një një djalë të sillte në shtëpi Merushen me 3, duke e paralajmëruar disa herë se do t’i vriste të dy dhe më pas edhe veten. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *