SHBA/ Një aksident i rënde ka ndodhur në Oklahoma ku një tren është përplasur me një kamion që transportonte makina. Përplasja ka qenë aq e madhe sa automjetet kanë ‘fluturuar’ në ajër dhe si pasojë janë plagosur 4 persona të cilët udhëtonin me tren.
Treni po udhëtonte nga Fort Worth, Teksas, në Oklahoma City kur përplasja ndodhi rreth orës 7 pasdite pranë Thackerville në Love County, që ndodhet pranë kufirit Teksas-Oklahoma. Videoja është bërë nga një kalimtar i rastit i cili ka treguar se gjysma e kamionit ishte bllokuar në binarët në një vendkalim treni.
/Priza.al/