Aksidenti i rëndë i regjistruar ditën e djeshme në aksin e vjetër Lezhë-Milot, në fshatin Manati, i mori jetën 38-vjeçari, Paulin Gjomarkaj
Videoja që po shikoni tregon momentin e përplasjes . Pamjet e publikuara tregojnë se si “Fordi” me drejtues të ndjerin, ecën me një shpejtësi të lartë teksa kryen një parakalim.
Në momentin që nis parakalimin, makina me drejtues 38-vjeçarin prek mjetin tjetër që kishte në krah të djathtë. Më pas, ‘pendohet’ dhe tenton të kthehet sërish në korsinë ku ishte, por situata del jashtë kontrollit. Makina fluturon dhe rrotullohet në ajër, duke u kthyer në një aksident fatal për Gjomarkaj.
Në makinë ishte edhe një 27-vjeçar Nikoll Gjini, i cili ndodhet në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.
/Burimi videos Syri.net/