FOTO+VIDEO/ E frikshme! Shpërthen bombola e gazit në universitetin privat në Tiranë, në auditor kishte edhe studentë….    

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak çaste më parë në ambientet e një universiteti privat në Tiranë, ku ka shpërthyer një bombol gazi e cila përdorej për ngrohje dhe ka shkaktuar deri tani dëme të shumta materiale.

Sipas bashkëpunëtorëve të “Priza.al”, të cilët kanë sjellë në adresën tonë videon dhe fotot nga kjo ngjarje, mësohet se incidenti ka ndodhur në universitetin privat “Epoka”, në disa ambiente që përdoreshin si bar-kafe.

Por nga shpërthimi shikohet qartë se janë thyer dritare, dyer xhami, si dhe janë dëmtuar ambientet e brendshme të lokalit dhe zyrave.

Sipas burimeve nga vendngjarja, në auditorët e këtij universiteti mësohet se gjatë kohës së shpërthimit kishte ende edhe studentë në mësim.

Në vendngjarje janë nisur policia, autoambulanca dhe zjarrfikësit.

Epoka University | Menu | Policies


/Priza.al/  

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *