Partia që Angela Merkel drejtoi për një kohë të gjatë dhe që e mbajti në pushtet për 16-vite, humbi zgjedhjet në Gjermani.
Fituese u shpall partia e krahut të majtë, SPD, me një rezultat të ngushtë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel vendosi që të tërhiqet nga jeta politike pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit. Mbrëmja e djeshme ishte një natë e vështirë për Merkel. Ajo mori pjesë në zgjedhjet në selinë e Unionit të Krishterë (Konraus Adenauer Hause) në Berlin së bashku me zyrtarë të tjerë të partisë.
/Priza.al/