Emisioni ‘Jeto me Orën’ puntatën e djeshme ia kishte dedikuar nostalgjikëve të filmit shqiptar. Të ftuar ishin Bujar Kapexhiu regjisori dhe aktori i filmit ‘Dy herë mat’, dhe Rozana Gjergji shahistja frymëzuese e filmit.
Pak kush e di që filmi komedi ‘Dy herë mat’, që mban autorësinë e Bujar Kapexhiut, fillimisht ka qenë ideuar për ‘Tre herë mat’. Që fëmijë Bujari ka pasur një prirje natyrore ndaj humorit, mbase të mbartur nga familja. Bujari kujton me nostalgji kohët përpara se të ideonte filmin.
Atëherë ishte piktor dhe skenarist i filmit vizatimor. Mirëpo dëshira ishte që të kalonte në filmin artistik.
‘Bashkë me mikun tim një ditë kur ishim me studime pamë një simultan shahu dhe u afruam për ta ndjekur, dhe si surprizë pamë një fëmijë të vogël që luante aty. Kështu e njoha Rozën, aty më lindi ideja i vogli dhe i madhi. Sa u largova nga simultani fillova të shkruaj për filmin’, u shpreh Kapexhiu i emocionuar.
Ndërsa Rozana Gjergji tregon që ajo ishte e detyruar që të përballej me të rritur pasi në atë kohë skishte simultan për të vegjël.
‘Unë që e vogël jam përballur me të rritur në lojën e shahut.Pas 20 e ca vitesh në një lokal kam takuar Rozanën’, u shpreh Kapexhiu.
E pyetur nga prezantuesja Ana Kallaku sesi është të jesh frymëzuese e një filmi, Rozana Gjergji tregoi për emocionet e përjetuara.
‘Nuk e di më duket shumë e çuditshme, madje edhe këtë verë kur isha në një konkurs e përmendën filmin, pra edhe pas kaq shumë vitesh e kujtojnë. Rozana tregoi edhe për karrierën e saj ndër vite në këtë sport. Një film me ngjyra, kur kam qenë fëmijë më merrte shumë kohë, por me pasion dhe punë të jashtëzakonshme u kthye në një dashuri të madhe’, u shpreh Gjergji.
/Burimi: Ora News/