Pavarësisht masat që marrin shtetet për të ndaluar përdorimin e armëve të zjarrit në festa familjare, duket se vendet ballkanike nuk do ta harrojnë dot një traditë të tillë.
Së fundmi është bërë virale në rrjet një video, ku një e moshuar ka marrë armën e cila ishte mbi tavolinë dhe ka qëlluar në ajër.
Nga ambienti, duket që bëhet fjalë për një festë familjare, ndërsa të shtënat kanë ndodhur në një ambient të mbyllur, ndërsa nuk dihet vendi ku ka ndodhur ngjarja.