Ngjarje e pabesueshme, por e vërtetë. Punëtorëve kinezë iu ka mjaftuar vetëm 28 orë për të ndërtuar një ndërtesë 10-katëshe.
Në një video të bërë virale në rrjete sociale, shihet se dhomat dhe ambientet e çdo kati ishin të parapërgatitura në fabrikë, e punëtorëve iu kërkua vetëm sa të bënin lidhjen e ndërtesës.
Godina në fjalë është montuar nga punëtorët, nën mbikëqyrjen e inxhinierëve, vetëm me vida e bulonë.
“Të gjitha pjesët e ndërtimit u transportuan me kamionë dhe u montuan në vend me ndihmën e vinçave e punonjësve, në një procedurë që zgjati 28 orë e 45 minuta. Apartamentet ishin të gatshme me ujë të rrjedhshëm e energji elektrike,” tha zëdhënësi një zëdhënës i kompanisë.
https://youtu.be/ekj-Y4ZRNCA
/Priza.al/