Kryeministri Edi Rama për herë të parë është përlotur gjatë një një konference. Rama është përlotur duke mos marrë dot fjalën para gazetarëve dhe Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Rama ia kaloi fjalën Varhelyit.
“Përshëndetje, kjo është hera e katërt që më duhet të marr fjalën, kështu që nuk dua të zgjatem. Falënderoj mediat që erdhën nga Shqipëria dhe këta që erdhën këtu për këtë konferencë shtypi historike dhe po ia kaloj fjalën komisionerit.”-tha Rama ndërsa u pa i përlotur para gazetarëve.