Ditën e sotme janë bërë publike pamjet e vrasjes së Nazmi Bandulës, në lagjen “Rus” të Shkodrës.
Në pamje janë dëgjuar edhe krisma e armës, si dhe momenti kur viktima është rrëzuar përtokë. Sakaq, ngjarja mendohet të ketë ndodhur vetëm në pak sekonda, pasi vrasja është parë edhe nga dëshmitarët okularë, ku dhe janë tmerruar nga pamjet e rënda.
Autorët, dyshohet se kanë qëlluar disa herë në drejtim të Bandulës nga një makinë tip “Benz” të bardhë me xhama të zinj dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes, për të zbuluar autorët. Deri më tani në komisariat janë shoqëruar 20 persona.