Video e rëndë/ Burri godet me shishe në kokë gruan e cila refuzoi..

Policia në Split po kërkon agresorin që sulmoi brutalisht një grua herët në mëngjes. Video tronditëse është duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku një grua rrihet brutalisht nga një burrë.

Në të është fiksuar momenti, kur 52-vjeçarja kroate, Nevenka Margeta, u rrah mizorishtt nga një person i panjohur. Gruaja ka në pronësi një restorant, e aty, personi i panjohur u fut dhe kërkoi një gotë ujë. Duke qenë se restoranti nuk ishte hapur ende, gruaja, nuk ia ofroi këtë shërbim.

“Refuzimin”, i riu nuk e ka pritur shumë mirë, pasi brutalisht ka goditur me shishe në kokë 52-vjeçaren dhe ka nisur ta grushtojë në pjesët e trupit. I gjithë momenti është fiksuar nga një kamera sigurie, ndërsa bashkëshorti i gruas, ka ofruar shpërblim në atë që ofron informacion në lidhje me autorin.

Gjithçka u filmua nga një kamerë vëzhgimi dhe burri i saj Damir Margeta, një invalid 80 për qind i luftës, ofroi një shpërblim me vlerë një mijë kuna për informacion në lidhje me autorin e veprës.

Sulmuesi iku, dhe Margeta u gjet me hematoma çarje në kokë, krahë dhe qafë dhe u transportua menjëherë në urgjencë, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

/Burimi: avaz.ba/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *