Video e rëndë/ Gruaja hidhet në ujin e akullt, rryma e tërheq në sy të fëmijëve! Ende në kërkim të trupit

Ende nuk është gjetur trupi i nënës 40-vjeçare, e cila u tërhoq nga rryma, pasi u hodh në ujin e liqenit nëpërmjet një vrime që ishte hapur në sipërfaqen e akullt , për festën e Epifanisë, ose ndryshe “Ujit të Bekuar”, më 6 janar.

Grupet e shpëtimit nuk kanë arritur të gjejnë gruan, ndërsa kërkimet raportohet se vazhdojnë me dronë nënujorë për të gjetur trupin e saj.

Anna Uskova, 40 vjeç, po festonte ditën e “Ujit të Bekuar” një festë ortodokse, në të cilën besimtarët hidhen në ujë për të përkujtuar pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan. Njerëzit besojnë se uji i bekuar i ritualit ka veti të veçanta shëruese.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lum të ngrirë në afërsi të Shen Petersburg, në Rusi. Pamjet e publikuara në mediet ruse tregojnë avokaten duke qëndruar në akull me rroba banje të zeza, e cila  përpara se të zhytet në vrimën e hapur në liqenin akullt bën kryqin.

Të pranishëm gjatë momentit tragjik ishin bashkëshorti dhe 2 fëmijët e 40-vjeçares.

Por pasi  hidhet në ujin e acartë ajo nuk  duket më, për pasojë i shoqi 50 vjeç  hidhet në ujë për të gjetur bashkëshorten, por më se e kot, ajo ishte zhdukur.

Kur Anna bëri zhytjen e saj fatkeqe një vrimë ishte prerë në akull, por ndryshe nga raste të tjera të ngjashme, vrima nuk kishte masa të tjera sigurie dhe për pasojë gruaja ra thellë në ujë para se të merrej tragjikisht nga rryma.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *